ShowBiz

Emocionon pa masë Sidrit Bejleri, tregon humbjen e vajzës

Në News24 ka nisur “Shqiptarët për shqiptarët” një emision që do të drejtohet nga Ola Bruko dhe ka në thelb humanizmin, dashurinëdhe çshtje të mprehta sociale.

Në studio qenë të pranishëm imami i njohur Elvis Naçi dhe këngëtari Sidrit Bejleri.

Elvis Naçi tha në nisje të emisionit, se do të jenë pranë shqiptarëve, kudo ku jetojnë si dhe do të ndajnë me ta humanizëm dhe mirësi. “Zemrat e shqiptarëve në këtë emision do bëhen një”, tha Naçi. Këngëtari  Sidrit Bejleri tregoi se çfarë e bashkoi me imamin Elvis Naci.

“Ftesa e mikut tim, më bëri të kthehem në ekran dhe së bashku me Elvisin do bëjmë vepra të mira”, u shpreh Sidrit Bejleri.

Emisioni nisi me statusin e Sidritit në facebook për vajzën e tij, Sofia, që u nda nga jeta 19 muajshe. “Doja të tregoja si mund të përballohet dhimbja. S’ishte e thjeshtë për t’u kaluar, por me njerëz e kalova. Me mbështetjen e Elvisit kalova atë ngjarje të rëndë”, u shpreh i përlotur këngëtari në studio.
“Sa më afër njerëzve, aq më shumë lehtësohet situata”, u shpreh Elvis Naci.

Për më tepër mund të ndiqni videon:

Link: https://youtu.be/lfqSC8OqyVg?t=347

Burimii fotos kryesore: ©News24