Hermes Nika, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tironës” ka qenë protagonist I një situate shumë qesharake. Gjatë një stand-up-i që ka bërë live në emisionin “Ditë e re” në Ora Neës, Zogu ka qenë në bulevard dhe ka hasur në një zotëri të moshuar të cilit I është afruar me shumë entuziamës, pasi edhe e ka njohur.
“Ua babai i Valbona Halilit, si jeni?” me këto fjalë i është afruar Zogu zotërisë dhe pa humbur shumë kohë, pasi e vuri re që i moshuari ishte me orë të mira, duke qenë se i ktheu një përgjigje në greqisht, Hermesi e ka pyetur: “Nëse do kishe 24 orët e fundit, ç’do bëje?” Zotëria pa u menduar fare i përgjigjet “Do t’i bija me dorë!”
Kjo përgjigje ka krijuar shumë hilaritet dhe të qeshura të papërmbajtura në studio. Hermesi sakaq e ka mbyllur lidhjen me studion me një mesazh për një javë sa më të mbarë.
https://www.instagram.com/p/BeQZ9stgCBb/?taken-by=rtvoranews
Foto&Video: https://www.instagram.com/p/BeQZ9stgCBb/?taken-by=rtvoranews