Inteligjenca Artificiale (AI), mund të parashikojë kohën e humbjes së jetës.
Duke përdorur qindra mijëra të dhëna të pacientëve, hulumtuesit kanë mbikqyrur për një kohë të gjatë rrjetet nervore që mund të parashikojnë vdekjen e tyre, njëzet e katër orë pasi një pacient është shtruar në spital.
Hulumtuesit në Departamentin e Informatikës dhe Spitalin Universitar të Universitetit Stanford në SHBA kanë zhvilluar një model të thellë të të mësuarit që mund të parashikojë vdekjen e mundshme nga të dhënat e pacientit. E gjithë gjëja nuk është edhe aq makabër sa duket në shikim të parë. Qëllimi i softuerit është që t’ia bëjë pacientin ditët e fundit të jetës, sa më të rehatshme që të jetë e mundur. Në mënyrë të atillë që pacientët e sëmurë në mënyrë terminale të ndahen nga jeta në shtëpi me familjen e tyre.
Sipas kërkuesve, studimet kanë treguar se afërsisht 80% e amerikanëve me sëmundje terminale duan të kalojnë ditët e tyre të fundit në shtëpi, nëse është e mundur, por shpesh nuk munden. Deri në 60 % të vdekjeve të pacientëve të sëmurë terminal ndodhin në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali, edhe pse shpesh kjo nuk është e nevojshme. Në shumicën e rasteve ekziston një keq-gjykim i ekipit mjekësor. Me teknologjinë e analizës së të dhënave të AI, hulumtuesit dëshirojnë të ndihmojnë pacientët e tillë në kujdesin paliativ – duke u fokusuar jo në mbajtjen e gjallë të pacientëve (flitet për sëmundje të pashërueshme), por duke siguruar një ndarje sa më të rehatshme që të jetë e mundur.
Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Forschung-Kuenstliche-Intelligenz-sagt-den-Todeszeitpunkt-voraus-3951488.html
Burimii fotos kryesore: https://stocksnap.io/photo/9M1HWW2JFV