Reperi i njohur shqiptar Gjiko dhe Elita Rudi kanë shijuar pushimet e tyre dimërore në Maldive.
Para pak ditësh ata ndanë me fansat e tyre online, video dhe foto nga vendi përrallor me natyrë të virgjër. Ajo që nuk ka kaluar pa u vënë re, është një video shumë e turpshme, e cila në pak ditë u bë virale mes ambjentalistëve.
Pamjet në të cilat Gjiko kap një peshkaqen të vogël nga bishti dhe e nxjerr jashtë ujit i ka hapur shumë probleme çiftit. Sipas asaj që shkruajnë ambjentalistët në profilet e tyre, hoteli dhe ishulli në të cilin ata kanë qëndruar i ka shpallur si persona “non grata”. Përveç pamjeve në të cilat duket Gjiko, në sfond dëgjohet edhe zëri i Elitës e cila e nxit të dashurin e saj për të bërë një sjellje të pa përgjegjshme ndaj faunës detare, që kujtojmë se mbrohet me fanatizëm në ato zona.
Aktivistë të huaj e kanë shpërndarë këtë video, duke shpërthyer në inat dhe mllef kundrejt kësaj sjellje madje i janë “sulur” në profilet e tij në Facebook dhe Instagram duke e kritikuar ashpër.
Mania për të publikuar gjithçka online i ka disa pasoja.
https://www.facebook.com/Shafraz.Naeem/videos/vb.710368687/10155996539083688/?type=2&video_source=user_video_tab