ShowBiz

I bëhet lëmsh fustani, Rita Ora shfaqet pa të brendshme në tapetin e kuq

Edicioni i 60 i Çmimeve Grammy, qe një natë që u dominua nga muzika hip-hop dhe sigurisht mori vëmendjen e të gjithë mediave. Ndër këngëtaret shqiptare që morën pjesë ishte edhe Rita Ora e cila u komentua shumë për shkak të incidentit me fustanin.

Rita kishte veshur një fustan të zi, të gjatë, bust, me një të çarë të madhe vetëm nga njëra anë, por që i hapi probleme.

Rita i ktheu kokat teksa ecte plot vetëbesim në tapetin e kuq duke mbajtur dorën përpara sikur kishte harruar të vishte të brendshmet para se të vinte, shkruajnë mediat botërore ndërsa The Independent e ka përfshirë Rita Orën në listën e të veshurave më bukur.

“E frymëzuar nga fustani i Angelina Jolie, këngëtarja kosovare kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi kadife nga Ralph & Russo koleksioni i 2017-ës”.

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-5323379/Leggy-Rita-Ora-suffers-wardrobe-mishap-Grammy-Awards.html