ShowBiz

Kush është Eugent Bushpepa? Prestigjiozja “The Sun” i ka kushtuar një artikull rockerit shqiptar

Eugent Bushpepa përfaqëson vendin tonë këtë vit në Eurovizion. Në lidhje më këtë prestigjiozja “The Sun” i ka kushtuar një artikull rockerit shqiptar.

Shqipëria i ka vendosur shpresat për fitore tek Eugenti këtë vit, i cili konkuron me këngën “Mall”, të shkruar nga vetë ai, të cilën pritet ta këndojë në gjuhën shqipe.

Më pas shkrimi vijon me një përmbledhje të karrierës së Gentit në Shqipëri dhe gjithashtu me faktin se ai u përzgjodh fitues në festivalin e 56-të të Këngës nga një juri profesioniste mes shumë krijimesh të mira.

Burimi i lajmit: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/5451778/albania-eurovision-song-contest-2018-eugent-bushpepa-mall/