Kur formate eksperimentale brendesh edhe pse ndërkombëtare, implementojnë teknologji inovatore, impakti i tyre mund të jetë minimal. Ndërsa kur një emër kolos i teknologjisë si Harley Davidson bën një qasje të tillë, ndikimi mund të jetë revolucionarizues.
Një nga markat më ikonike në botë të motoçikletave, Harley Davidson më në fund i është dorëzuar teknologjisë duke njoftuar prodhimin e motorit elektrik.
Motori elektrik është pjesë e projektit “LimeWire”, njofton shefi ekzekutiv Matt Levatich, duke shtuar se do të finalizohet brenda 18 muajve. Ai gjithashtu njoftoi për shkurtime të vendeve të punës në fabrikën në Miluoki.
Motori 100 për qind elektrik do jetë në gjendje të përshkojë një distancë prej 80 kilometrash me një karikim të vetëm dhe do arrijë nga 0 në 96 kilometra për 4 sekonda.
Burimi i lajmit: https://www.bloomberg.com/news/articles/2018-01-30/harley-davidson-is-making-an-electric-motorcycle-after-livewire