ShowBiz

Pas videos së turpshme që i “nxorri bojën” në Maldive, Gjiko kërkon ndjesë publike

Gjatë pushimeve të tyre në ishujt Maldive, reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi, na treguan pothuajse gjithçka që përjetuan nëpërmjet fotove të shumta që publikuan në Instagram.

Një video e reperit Gjiko teksa peshkoi dhe nxorri një peshkaqen të vogël nga uji, duke e hedhur fluturimthi në rërë, solli shumë reagime nga vendasit nga shumë ambjentalistë në mbarë globin.

Një zhytës profesionist në Maldive e ka parë videon dhe i revoltuar e ka shpërndarë në profilin e tij në facebook, ku mori dhe shumë komente negative.

Madje reaguan dhe aktivistët për mbrojtjen e kafshëve duke kërkuar që të merren masa ndaj reperit.

Vetë Gjiko, ka kontaktuar zotërinë në fjalë duke kërkuar ndjesë dhe duke sqaruar se nuk e kishte të qartë rregulloren e ishulli sa i takon ekosistemit. Shaf Naeem, zhytësi profesionist, e ka mirkuptuar, duke fshirë videon e turpshme, që mori përmasa ndërkombëtare e duke postuar videon gjë mund ta shini më poshtë, në të cilën Gjiko thotë:

“Jam Gjiko, së pari dua të kërkoj falje nga zemra për veprimin tim. Dhe e dyta dhe më e rëndësishmja është që peshkaqenin e lashë të lirë në det pasi videoja u xhirua. Unë nuk isha në dijeni për ligjin. “,- thotë ndër të tjera në video reperi shqiptar. Nga ana tjetër instruktori nga Maldive e ka falenderuar Gjikon për fjalët dhe e ka ftuar sërish t’i bashkohet në Maldive.

https://www.facebook.com/Shafraz.Naeem/videos/vb.710368687/10156018267713688/?type=2&video_source=user_video_tab

Link: https://www.facebook.com/Shafraz.Naeem/videos/vb.710368687/10156018267713688/?type=2&video_source=user_video_tab

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bd5C-nDnQoL/?taken-by=gjikotheflyboy