ShowBiz

“Andrra Couture” , nis ëndrra e re për Andrra Destanin dhe Sinan Hoxhën

Atmosfera më tepër se elektrizuese, është thjesht kryeradha, që hap një kapitull të ri në jetën e dy personazheve që jemi mësuar t’i shohim përkrah njëri- tjetrit si burrë e grua. Si një artist i përmasave ndërkombëtare dhe zonja e ti e nderuar, me një ndjesi të theksuar artistike.

Ndërsa tani do i shohim edhe në optikën e sipërmarrësve. Sinan Hoxha do ofroj tashmë jo vetëm atmosferën fantastike që vetëm ai di ta sjellë nëpër evente dhe gëzime familjare, por edhe hijeshinë e veshjes galante dhe për këtë i ka besuar edhe shije së hollë të Andrra Destanit, zonjës së re të salloneve mondane. Roli i të dyve tashmë duket i vulosur dhe i lidhur ngushtësisht me gëzimet e të gjithë shqiptarëve. Andrra nuk është më vetëm emri i shoqes së jetës, por edhe brendi më i ri i elegancës. Sot është përuruar Andrra Couture, një vizion i ri mbi klasin personal e jo vetëm, nëpër evente dhe cermoni të vecanta.
Jo thjesht një atelie veshjesh cermoniale, por një përqasje më cilësore ndaj egzigjencave në ditët e vecanta dhe ngjarjet e rëndësisë së lartë.

Mbrëmja e sotme qe e blinduar nga magjia e një feste tejet të kuruar, në të cilën nuk mungonte asgjë.
Sakaq që cifti mikpritës mbanin fjalën e rastit në hapjen e eventit, pa shumë cermoni, por me një lirshmëri karakteristike, nuk mund t’ i shpëtojnë vëmendjes detajet e arredimit dhe prarimi i cdo milimetri katror. Të ftuarit e shumtë, mes të cilëve plot personalitete të skenës dhe ekranit u ndjen si në shtëpine tyre me një “moderator” eventesh me përvojë si këngëtari aq i dashur për publikun Sinan Hoxha.

Andrra Couture, porsa shkroi emrin me gërma kapitale në shtegun e prestigjit dhe si cdo projekt ambicioz premton të ecë gjatë në këtë shteg.

Urime Andrra dhe Sinan!

Më poshtë mund të gjeni edhe imazhet ekskluzive nga eventi, të siguruara nga Arkiva News:

https://www.instagram.com/p/Be8cxqMntcP/?taken-by=andrracouture

Link: https://www.instagram.com/p/Be8cxqMntcP/?taken-by=andrracouture

Burimi i fotove: ©Arkiva News