ShowBiz

West Side Family në një tjetër këngë me Edi Ramën? Ja çfarë thonë djemtë

 

WSF është rikthyer fuqishëm në treg dhe projekti i tyre me titullin “Beso” rezultoi një sukses I madh. Si porosia e të ndjerit Dr. Flori, për të birin, kënga në fjalë, emocionoi publikun me mesazhin e saj shumë kuptimplotë.

Duhet kujtuar se treshja e West Side Family, kanë dy bashkpunime shumë të njohura muzikore me kryeministrin aktual të vendit, Edi Ramën.

Fjala është për “Tirona” dhe “Çohu” të mirnjohura nga publiku mbi të gjitha për pjesmarrjen e një politikani si Rama.

Puntata e fundit e“Shiko Kush Luan” për këtë sezon, premton superspektakël. Në të kanë qenë të ftuar edhe djemtë e ëest Side Family, të cilët gjatë njërës prej lojrave janë pyetur nëse planifikojnë të kenë ndonjë bashkpunim tjetër me liderin e PS.

“Do ta bëjmë edhe te tretën me Ramën”, është shpehur shumë i bindur Landi Hysi, dhe sakaq është përcjellë me ovacione dhe duartrokitje nga publiku.

https://www.instagram.com/p/Be8mGXPBqyn/?taken-by=shikokushluan

Link: https://www.instagram.com/p/Be8mGXPBqyn/?taken-by=shikokushluan

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BesKgjklJ5n/?taken-by=landifornia