ShowBiz

Adelina Ismaili nuk ka qenë asnjëherë më lumtur se kaq. Zbulojeni arsyen

Pas rikthimit të saj në skenë, Adelina është bërë një ndër më të përfolurat kohëve të fundit. Madje me rikthimin e saj ajo është bërë aktive edhe në rrjetin social Instagram përmes së cilit herë pas here po publikon foto.

Para disa orësh ajo ka shkrepur një foto ku shihet brenda një veture me familjen e vogël të saj. Ajo ka pozuar e lumtur pranë bashkëshortit të saj Valit dhe djalit të saj të vetëm pas të cilit është shumë e dhënë.

Këto ditë nuk kanë qenë kurrë më të bukura se kaq, madje vetë Adelina e ka konfirmuar këtë gjë duke shkruar “Çfarë ditë e mrekullueshme për të qenë gjallë”.

Me këtë ajo aludon në atë që po përjeton, ditët më të mira në jetën e saj, pranë familjes së saj të mrekullueshme.

https://www.instagram.com/p/BfDQMzKgrvv/?taken-by=adelinaofficiel

Linku: https://www.instagram.com/p/BfDQMzKgrvv/?taken-by=adelinaofficiel

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BdYShcrgJQ9/?taken-by=adelinaofficiel