ShowBiz

Stephanie David e pranon që ishte alkooliste dhe që në mënyrë sekrete ishte në rehabilitim për të shpëtuar jetën e saj

Stephanie Daivd ka pranuar që ishte e varur nga alkooli dhe për këtë gjë ishte detyruar që të shërohet në një qendër rehabilitimi për të shpëtuar jetën e saj. Këtë ajo e kishte bërë në mënyrë sekrete dhe u sigurua që ky lajm të mos dilte asnjëherë në media. Pas ndarjes nga i dashuri i saj Jeremy McConell ajo pranoi që kishte marrë mbidozë të alkoolit dhe ishte pikërisht kjo çështje që e bëri atë të jetë e varur nga kjo sëmundje.

Ajo është shprehur se po të mos merrte hapa drastik në jetën e saj tani nuk do të ishte gjallë.

“E di që mos të ndërmerrja hapa drastik për të rikthyer veten, tani do të isha e vdekur“. Pija shumë dhe u diagostifikova me stres traumatizues pasi që u ndava nga Jermey, për shkak të të gjitha gjërave që kaluam bashkë”, ka shtuar ajo.

Stephanie pranon që u bë e varur nga alkooli gjatë lidhjes së saj me Jeremyn, dhe gjatë kësaj kohe ajo në vend që të shikonte lidhjen e shëmtuar që kishte, ajo vazhdonte të pinte si e çmendur.

“Pija aq shumë sa që kishte momente kur edhe e mendoja vetëvrasjen. Isha alkoolike. Rehabilitimi shpëtoi jetën time. U mësova të pijë në kohë të vështira, por fillova të pijë shumë e më shumë kur isha me Jeremyn, në vend që të shihja se sa e shëmtuar ishte ajo lidhje unë vazhdoja të pija ende”, ka përfunduar ajo.

 

Burimi i lajmit: https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/stephanie-davis-admits-shes-alcoholic-12011472

Burimi fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeixxLZhMfI/?taken-by=stephaniedavisfitness