ShowBiz

Romancë, puthje në buzë, dashuri. Shën Valentin perfekt mes Elita Rudit dhe Gjikos

Filluan lidhjen e tyre jo që një kohë të gjatë, por pavarësisht kësaj ata janë totalisht të çmendur pas njëri-tjetrit. E shprehin dashurinë vazhdimisht në rrjete sociale, por këtë herë ata të dy i kaluan limitet.

Dita e Shën Valentinit i largoi ata të dy pak nga zhurma. Në një ditë plot dashuri ata vendosën të ikin drejt Italisë ku kaluan ditën më të lumtur të jetës së tyre.

Gjiko dhe Elita treguan edhe njëherë sa shumë janë të dhënë dhe të dashuruar ndërmjet vete. Vetë Elita ka publikuar një foto në të cilën qëndron buzë mbi buzë me Gjikon.

“Romeo im” dhe “ditë e dashur” ishin mbishkrimet që Elita la në të dyja fotot. Një gjë është e sigurtë, romanca e tyre nuk lë shumë hapësirë për ta komentuar.

Dashuri, puthje dhe një Romeo dhe Zhulietë nuk i bën keq askujt.

https://www.instagram.com/p/BfL3_QEAC1Z/?taken-by=elita.rudi

Linku: https://www.instagram.com/p/BfL3_QEAC1Z/?taken-by=elita.rudi

https://www.instagram.com/p/BfMCwYtgq0n/?taken-by=elita.rudi

Linku: https://www.instagram.com/p/BfMCwYtgq0n/?taken-by=elita.rudi

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bd5C-nDnQoL/?taken-by=gjikotheflyboy