E ka marrë vetë në dorë situatën, siç e thekson edhe Dudushi në Top Show. Sezoni i ri i emisionit të saj do jetë i ngarkuar me emocione, lotë, por do mbizotërojnë buzëqeshjet. Kështu është shprehur Arbana Osmani mbrëmë, lidhje me “Dua të të bëj të lumtur”. Ajo shprehu edhe kënaqësinë që ka gjetur më në fund një ekip të mirë bashkpunëtorësh, të cilë ia bëjnë punën më të thjeshtë.
Arbana Osmani në Top Show rrëfeu risitë e emisionit ”Dua të të bëj të lumtur”, por edhe për vështirësitë në fillimet e karrierës së saj në media.
”Të punoja në media ka qenë një moment shumë i rëndësishëm i jetës sime, pastaj kur i fut këmbët, kupton se nuk të pret askush ty… Dhe pret ashtu si fëmijë të të hedhin ndonjë kockë”, duke iu referuar reklamave që i duhej të siguronte për t’i bërë programet edhe më jetëgjata.
Albana Osmani nuk është dakord me këtë, madje ajo i thotë Arbanës se, në fakt, nuk i janë ofruar kocka. Më vonë, me punën e saj, Arbanës iu besuan programet më të ndjekura të Top-it.
https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155225568206269/
Link: https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155225568206269/
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel