Aktualitet

Ndriçim Xhepa kundër Bujar Asqeriut?! Në mbrojtje të teatrit ‘’Ka ca reagime herë-herë harbute, herë-herë patologjike…”

 

Debatit mes aktorëve të Teatrit Kombëtar  dhe Ministres  Kumbaro, mori shumë vëmendje kur pjesë e tij u bë Bujar Asqeriu, i cili kritikoi ashpër me një fjalim ku u përdor “gjuha prefesionale”.

Por, ndonëse pa ia përmendur emrin, Ndriçim Xhepa pati kritika për disa artistë, të cilët ai i quajti ‘njerëz me dëshirë për të zbrazur nervin e aktrimit aty ky bisedohet’

“Këto ditët e fundit ka momente që kur grumbullohen njerëzit e artit ka ca reagime absolutisht jo të këndshme dhe estetikisht të papranueshme. Mund të kesh ide dhe dëshira, por ka një pauzë, të dëgjohet tjetri, jo disa forma herë-herë harbute, herë herë patologjike. Ka ca njerëz që nuk e di pse kanë dëshirë të zbrazin nervin e aktrimit aty ku bisedohet”, tha Xhepa në emisionin e Eni Vasilit.

Sipas tij “vendi i aktrimit është në skenë, vendi i aktrimit është në kinema para kamerës. Aty duhet të tregosh se kush është pesha specifike e aktrimit tënd.

Shoh një a dy persona aty që tregojnë ca cilësi pak si harbute, pak si kapadaillore dhe kur i sheh me ndonjë rol shumë të plotë në skenë situata nuk është fare e këndshme. Po të vijnë ti qepen nja dy kritikë që dinë ta bëjnë tamam kritikën e artit direkt i çojnë të fillojnë ndonjë kurs shkollimi, aktrimi”.

Link: https://youtu.be/q2kPREyBKSw?t=4816

Burimi i fotos kryesore: ©News24