Edhe pse ajo ka një profil publik shumë gazmor, së fundmi ka rrëfyer një aspekt jo edhe aq të lumtur nga jeta e saj.
E ftuar në “Oktapod”, moderatorja e njohur Gerta Heta ka rrëfyer se i dashuri i saj i parë kur ishte 18 vjeç e dhunonte.
Ndonëse ajo donte të ndahej pas dhunës së vazhdueshme ai e kishte kërcënuar se do të vriste të vëllanë. Gerta vijoi edhe disa kohë në këtë lidhje deri kur e ëma i dalloi shenjat e trup dhe u detyrua t’i tregonte të vërtetën.
Moderatorja rrëfeu se pas kësaj ngjarjeje prindërit e shoqëronin kudo ndërkohë që ishte policia që e mbylli këtë histrori.
Link: https://youtu.be/Y_JoQsFyRCs?t=982
Burimi i fotos kryesore: ©Vizion Plus