ShowBiz

Nëse doni për nuse Roza Latin ose një si ajo, merrni laps letër dhe mbani shënim…

Për bashkëshortin e saj të ardhshëm moderatorja Roza Lati, ish-i i këngëtarit Stine, ka rreshtuar dy kushte mjaft të rëndësishme që duhen plotësuar patjetër.

Njëri prej tyre është që nusja të hipë në një Rolls Royce, tipin e vjetër klasik, dhe rregulli i dytë është që grupi i Cypress Hill të këndojnë live në dasmën e tyre.

“Pa këto dy kushte nuk bëhet,”- shkruan moderatorja.

Kështu që kandidatët që duan të kalojnë gjithë jetën me Rozën të fillojnë të përgatiten.

Së fundmi moderatorja e famshme është duke drejtuar emisionin “Why Not” dhe po shijon sukseset e arritura.

Link: https://www.instagram.com/roza_lati/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bff7HkmHE2U/?taken-by=roza_lati