ShowBiz

Acarohet sherri mes reperëve, Faton Shoshi i shkon në shtëpi Real 1

Disa nga reperët më të njohur shqiptarë, janë përfshirë në një polemikë virtuale e cila po përshkallëzon dita ditës. Gillimisht Dj Blunt ka fyer hapur Ledri Vulën dhe Gjikon e më pas gjithçka ka marrë rrokullimën.

Ofendimet me gjuhë vulgare kanë fluturuar nga të dyja palët dhe ngacmimet së fundi kanë shkuar shumë larg. Pas videove të DJ Blunt, radhën sot e ka pasur Real 1 i cili me të gjitha postimet e tij në Instastory ka pasur në shënjestër Faton Shoshin, menaxherin e Ledrit, duke e ofenduar me një fjalor eksplicit.

Shoshi duket se nuk ka duruar më dhe i ka shkuar në shtëpi. Në videot e publikuara në Instastory-n e tij, menaxheri shihet i shoqëruar edhe nga djem të tjerë.

“Dil p*** se tek banesa jam”, shkruan Faton Shoshi teksa filmon, mirëpo siç duket nuk ka mundur të përballet me Real 1 pasi ai nuk ndodhet në shtëpi.

Ky i fundit ka publikuar një video në Instastory ku shihet në një lokalduke kërcyer.

Link: https://www.instagram.com/fatonshoshi/

Link: https://www.instagram.com/bluntandreal/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdqSNlWl4rp/?taken-by=bluntandreal