ShowBiz

Gjergj Leka i sugjeron të gjej nuse, Pirro Çako ia kthen:”Je xheloz”

Në studion e emisionit të Rudina Magjistarit, mbrëmë qe i ftuar kantautori Pirro Çako i cili gjatë intervistës mori edhe një videomesazh nga miku i tij, Gjergj Leka. Ky i fundit i kërkoi Pirros të fokusohet tek jeta private dhe të gjejë një partnere.

“Muzika shqiptare fitoi Pirro, tashmë s’të mbetet gjë tjetër veçse të gjesh shoqen që duhet ta kesh përkrah dhe shpejto”, i tha Gjergj Leka Pirros.

“Gjergji është xheloz se nuk është vetëm, shkurt muhabeti”, u përgjigj kantautori.

“Unë edhe nëse do të bëja një lidhje e di çfarë jep. Sa më shumë kalon koha, ke më shumë çelësa në dorë dhe i di gjërat. Nëse do të vijë bukur, do vijë me dëshirë, pse jo, por unë nuk po forcohem për një gjë të tillë. Në këtë moment jam stop. S’po e bëj me qëllim, ndaj edhe Gjergjit i them: Je xheloz”, tha Çako

Link: https://youtu.be/OIzRa7IJoC8?t=211

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfjXpG-lmkP/?taken-by=rudinamagjistari