ShowBiz

8 marsi po afron dhe Free MC’s kanë një dedikim mjaft të ndjerë për nënën

Me një stil gjysmë folklorik, Free MC’s kanë sjellë një dedikim mjaft të ndjerë për nënën.

Nënë që më rrite je ikonë dhe hyjni, se përpara teje ndihem gjithmonë fëmijë” me këto fjalë thyhet paksa atmosfera tradicionaliste e fizarmonikës për të ndërkallur në ritmin modern një dedikim po aq bashkohor.

Nënë që më rrite” është titulli i projektit të ri artistik, sjellë sukseshëm nga djemtë e Fierit, të cilët e kanë konsoliduar bindshëm poziten e tyre në treg dhe po tregojnë se janë mjaft produktiv dhe shumë autentik në stilin e tyre mes folklorikes dhe modernes.

Nënë që më rrite” është jo vetëm një kushtim i veçantë për atë që fjala nënë përfaqëson, por edhe një pjesë instrumentale mjaft e gjetur, pas së cilës mund t’ia marrësh valles pa u menduar dy herë.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=rc99TV6waf4