ShowBiz

“Mbretëresha ime”, Noizy i përulet sakrificave, dedikimit, dinjitetit, sprovave të nënës

 

Është një ndër reperët më të sukseshëm dhe i mirnjohur jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ka shqipëtarë. Padyshim ai e di peshën e tij sociale si artist dhe rëndësinë që kanë mesazhet e tij. Aq më tepër duke e ditur se shumë të rinj e marrin si pikë referimi jo vetëm në art, por edhe në jetën e tyre.

Noizy është një artist shumë puntor dhe produktiv, këtu bazohet edhe suksesi i tij. Talenti i tij në vargje do mbetet edhe marka që kanë të gjithë krijimet e tij fenomenale.

Në një ditë që i kushtohet grave dhe nënave, siç është 8 marsi, reperi i famshëm ka përcjellë mesazhin e tij të ndjerë për nënën e tij dhe për të gjithë nënat.

Pena e Noizyt i është përulur sakrificave, dedikimit, dinjitetit, sprovave të nënës së tij, sprovave të nënave shqiptare, lotëve të saj për të birin, lotëve të nënave që ndjejnë deri në fund dashuri të pakushtëzuar për fëmijët e tyre.

Kënga mbyllet me një varg që t’i shkreh lotët e që është edhe arsyeja e vërtetë e kësaj këngë:

“Nesër kë ditëlindjen, unë ndodhem diku larg, nuk munda të të bej dhuratë, m’dolëm lotët, t’bëra këngë nanë”

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=epdjoD4zdjA