ShowBiz

Fifi në dietë, Jon Gjebrea s’e lë të qetë. Publikohen komunikimet mes tyre

Ajo i ka bërë vend vetes në zemrat e publikut me punën e jashtzakonshme si në këngë ashtu edhe në tekste. Po aq e kërkuar është edhe në koncertet live, si një vokaliste e talentuar.

Ajo njihet për nivelin e lartë të humorit dhe nuk rresht asnjëherë së na treguari këtë.

Së fundmi ka qenë pikërish Fifi tregoi për mediat se rrezikon të shkojë në paralizë nëse nuk i heq kilet e tepërta që ka shtuar këto kohë.

Në profilin e saj në Instagram, Fifi njoftoi fansat se ka nisur të hajë perime dhe ushqime bio. Por djali i Ardit Gjebreas, Joni nuk e lë rehat Fifin të mbajë dietë.

Ai i ka dërguar një foto me ushqimin e preferuar në Kosovë, fli, dhe i rekomandon disa gatime tradicionale që me siguri Fifit i ka shkuar mendja.

Jonin e quan “Loqkamani i zemres” dhe këtë e ka treguar në komunikimet e publikuara mes tyre.