ShowBiz

Pse u prisht miqësia me Ronela Hajatin? Si shprehet Samanta Karavella

Prej kanë qenë mikesha shumë të ngushta dhe këtë e shfaqnin pa dyshim edhe publikisht.

Por tashmë miqësia mes Samanta Karavellës dhe koleges së saj, Ronela Hajati  nuk vazhdon më. Eshtë pikërisht Samanta që e zbulon këtë, gjatë intervistës së saj për Pop Culture.

“Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk egziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”.

E pyetur se cili është çelësi i suksesit të saj, Samanta përgjigjet: “Vetëm me punë unë kam arritur atë që dua”.

Por çfarë cilësish duhet të ketë i dashuri i Samanta Karavellos?

“Duhet të ketë tre cilësi. Të jetë i matur, inteligjent dhe jo i komplikuar”.

Link: https://youtu.be/D9CIfGEIZDQ?t=977

Burimi i fotos kryesore:  ©Top Channel