Zbulohet se kompania e mirnjohur Intel, është duke avancuar në treg me një produkt spektakolar si smart glasses, ose syzet e mençura . Ato i kanë quajtur Vaunt dhe aty ku Google Glass dështoi të përfshihej në turmën projektuese të “eyewear”, përpjekjet e Intel-it dhanë rezultat pozitiv.
Vaunt japin përshtypjen e syzeve të zakonshme dhe kjo rrjedh nga fakti se syzet e Intel nuk janë si projekti i ndërprerë i Google apo syzet Moverio të Epson. Nuk ka kamera për të parë, nuk ka butona për të lëvizur nëpër menu, ose shumë nga çdo gjë tjetër që e mbingarkon e e komplekson përdorimin e tyre.
Intel ka zbuluar një mënyrë për të paketuar në vetëm pak milimetra teknologjinë e nevojshme, si bateria e Vaunt, sensorët thelbësorë dhe komponentë të tjerë, në krahët mbështetës të syzeve pa e tepruar madhësinë e tyre përtej asaj që normalisht do të prisni nga një palë syze normale.
Çdo funksion është i automatizuar dhe pa nevojën e ndërveprimeve analoge. Kjo është pjesa më interesante. Gjithçka që të nevoitet ta shohësh, fillimisht pasqyrohet në xham e më pas, i përcillet retinës së syrit me një të rrahur të qepallave. Nuk është nevoja të fokusohesh për të parë. Mjafton që shikimi të jetë në një linjë me imazhin e reflektuar dhe ai dallohet për mrekulli. Nëse lind nevoja për të përcjellë me sy diçka tjetër, mjafton të ndryshoni këndin e shikimit dhe syzet do kryejnë detyrën e tyre bazike.
Për më tej mund të ndiqni videon e mëposhtme:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=bnfwClgheF0
Burimi i lajmit: https://www.techradar.com/news/intels-smart-glasses-make-google-glass-look-like-a-lame-monocle
Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io