ShowBiz

Më në fund Xhensila flet publikisht për shtatzëninë, zbulon gjininë e foshnjës

Vetëm ditën e djeshme këngëtarja Xhensila Myrtezaj më në fund pohoi atë që ka ditë që qarkullon në media si lajm, pikërisht shtatzaninë e saj.

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar ishte e ftuar dje në “Kurthin e Piter Pan” ku ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që do vijë në jetë.

E veshur me një fustan rozë, me një kordele në flokë dhe me barkun e rrumbullakosur, Xhensilës i kishte rënë një nur i mrekullueshëm teksa hapi kutinë surprizë në emision.

Nga kutia dolën tullumbace me pupla rozë duke treguar kështu se këngëtarja është në pritje të një vajze teksa Xhensila e konfirmoi edhe vetë.

Lumturinë e Xhensilës padyshim e ndan edhe i shoqi, Bes Kallaku i cili më herët publikoi në Instagrag dy dedikime shumë të ndjera.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=LEaSr2fUZK4

Burimi i fotos kryesore:  https://www.instagram.com/p/BgebuOiAidW/?taken-by=bes_kallaku