ShowBiz

Ky është komenti i ditës, për klipin e Encës me skena erotike

Projekti më i fundit artistik nga Enca ka tërhequr një pafundësi me vëmendje dhe sigurisht që vetë këngëtares i kanë shkruar qindra mesazhe urimi.

“Dua” flet për një femër të dashuruar në një burrë të martuar, e që në këtë rast është Enca ajo që dashurohet në burrin në fjalë.
Ndonëse ka marrë shumë komente për temën e tekstit, temë kjo mjaft aktuale siç e kanë quajtur shumë nga fansat e saj, por ka nga ata që kanë dhënë komente negative. E njërin prej tyre e ka publikuar dhe vet Enca në llogarinë e saj në Instagram, ku një nënë i ka shkruar se do ta digjte po të ishte vajza e saj.

Arti është i hapur për interpretime ndaj edhe është i bukur. Fakti që në një këngë trajtohet një dashuri e ndaluar, nuk do të thotë se realisht po përjetohet kjo dashuri nga vetë autori i këngës, që në rastin konkret është Enca.

Link: https://www.instagram.com/enca/

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=Nc75Johk9Q8