ShowBiz

E irrituar Rezarta Shkurta: Nuk jam unë … Keni 7 vjet me këtë

Rezarta Shkurta ka bërë portalet të flasin sot, me një postim në Instastori

Këngëtarja ka postuar foton e modeles Afroviti Goge, dikur mikeshë e ngushtë e Rezartës. “Kisha vetëm një sqarim për portalet tona, se u bënë mbi 7 vite me këtë lapsus… Kjo nuk jam unë… Te kjo foto nuk jam unë… Nuk jam unë tek kjo foto! Kaq kisha!”-ka shkruar këngëtarja e njohu krah fotos së ish-mikeshës.

Por çfarë ka ndodhur mes tyre? Sherri ka nisur në “VIP Shpija” në 2010-ën, ku dy mikeshat u përplasën në një debat mjaft të ashpër. Konflikti i tyre mori aq rëndësi për Rezartën, sa i kushtoi dhe një këngë në festivalin “Kënga Magjike” e quajtur Budallaçkë e vogël”.

Mesa duket portalet i ngatërrojnë Rezartën dhe Afrovitin, dhe për këtë arsye Rezarta është shprehur e revoltuar. Nuk dihet nëse është vetëm kjo aryeja, apo mund të ketë ndonjë konflikt tjetër mes tyre.

Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/ShkurtaRezarta/photos/a.360219837331650.81184.149424595077843/1035140106506283/?type=1&theater