Pak ditë më parë Enca ka publikuar klipin e saj më të ri “Dua”, i cili rezultoi një sukses i vërtetë me mbi 1 milion klikime brenda 24 orëve.
Por jo gjithçka shkoi vaj për këngëtaren e re.
Ajo u kritikua shumë për skenat e nxehta në klip me modelin italian, kritika të cilat ajo duket që i ka marrë me shumë sportivitet.
Së fundmi ajo ka postuar disa story ku shkruante se kolegët e saj e urrejnë për faktin që ajo është më e suksesshme se ata.
“A e dini pse kolegët e tjerë nuk më suportojnë mua? Sepse ata e urrejnë të më shikojnë mua teksa e bëj më mirë se ata”, ka shkruajtur Enca në njërin prej postimeve.
Ndërkohë te një postim tjetër ajo shkruan: “Veçanërishrt kur më shohin pa një mashkull ose dashnor në krah.”
Me ke ta ketë vallë këngëtarja seksi?
Link: https://www.instagram.com/enca/
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=Nc75Johk9Q8