ShowBiz

Devis Xherahu: “Fati im është për tu bërë libër”

Ai e ka nisur karrierën e tij në muzikë në Greqi, por Devis Xherahu është një nga këngëtarët më të njohur shqiptar.

Ai ftuar në emisionin Ditë e Re, Xherahu është shprehur se ka pasur shumë fat që ka arritur këtu ku është sot. Xherahu nënvizoi që ka qenë Greqia vendi që e ka i ka dhënë mundësinë për të zhvilluar karrierën në muzikë.

“Qëllimi im që në moshën 20 vjeçare ishte Amerika. Dhe kur ika në Greqi shkova për pushime tek një shoku im. 

Mora një vizë për tre muaj dhe thashë Amerika aty është. Rastësisht javën e parë shikoj një emision televiziv… se Greqia më ka shpëtuar dy herë ose si të thuash më katapultuar 2 herë me dy emisione televizive. Marr pjesë  dhe dal i pari, rastësisht që në javën e parë futem në jetën e natës greke, më mori një këngëtar shumë i madh grek. 

Dhe fati im është për të bërë libër.

Xherahu tha se gjithmonë ndjek instiktin e tij

“Unë gjithmonë i ndjek gjërat nuk ia lë fatit. Ndjek linjën time. Funksionoj me instikt, flas me shumë veta për planet e mia që kam por në fund dëgjoj instiktin tim. Instikti im më orienton ashtu siç duhet.”

Link: https://youtu.be/qT8PKmwr9x8?t=32

Burimi i fotos kryesore:  ©Ora News