ShowBiz

Stërmbesa e Skënderbeut s’i lë vend imagjinatës me fustanin seksi të së ëmës

Sophie Castriota, stërmbesa e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut po e shton çdo herë e më shumë dozën e vëmendjes së mediave mbi vete. Kjo kryesisht me anë të postimeve që bën në rrjetet sociale.

Kësaj here, Sophie ka vendosur të djegë rrjetin me një foto të postuar ku duket se nuk ka veshur të brendshme.

Me një fustan të tejdukshëm në ngjyrë të verdhë, Sophie ka treguar se veshja ka qenë e mamasë së saj kur ajo ishte vetëm 16 vjeç.

“Fustani i mamit tim kur ajo ishte 16 vjeç”, ka shkruar stërmbesa e Skënderbeut.

Sophie Castriota nuk harron kurrë të bëjë të dukshme krenarinë e saj për gjakun dhe prejardhjen shqiptare. Madja në intervista ka treguar se kur ka marrë vesh rëndësinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut për Shqipërinë është rrallë herë në jetë.

Link: https://www.facebook.com/castriota2

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/sophiecastriota/photos/a.705450542872964.1073741828.702880026463349/1617382825013060/?type=3&theater