ShowBiz

Ilda Bejleri ngjan me Monica Bellucin në Monaco

Moderatorja e emisioneve sportive dhe imazhi i platformës “Digitalb”, Ilda Bejleri ka realizuar spotin e ri televiziv në Monte-Carlo.

Me fustan të kuq, syze të errëta dhe ecje provokuese si Malena e famshme, Ilda duket shumë seksi në destinacionin luksoz.

Duket se po në Monaco parakaloi dhe bëri foto para një viti ikona e kinemasë italiane, Monika Bellucci.

E pranishme në Festivalin e filmit komedi, aktorja italiane parakaloi dhe bëri foto, ndërsa kishte veshur pardesy të kuqe dhe mbante syze të errëta, për të ruajtur sytë nga rrezet e forta të diellit.

Kujtojmë që Ilda kthehet nga këto xhirime pas debatit që u shkaktua mbi veshjen e saj provokuese në studiot televizive.

 

https://www.instagram.com/p/BhFEYkDhG5P/?taken-by=ildabejleri

Link: https://www.instagram.com/p/BhFEYkDhG5P/?taken-by=ildabejleri

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhAJ7FBhb6U/?taken-by=ildabejleri