ShowBiz

Sot është një divë në muzikën shqiptare. Dikur qe thjesht një e çmendur në rrugë

Kontributi i saj në muzikën shqiptare është i jashtzakonshëm dhe reputacioni i saj artistik sot qëndron në piedestal, por nuk ka qenë gjithnjë kështu për të madhen  Aurela Gaçe.

Pavarësisht asaj që është sot, këngëtarja më herët ka pasur edhe momente të vështira. Aurela së fundmi, ka publikuar një foto ku shfaqet vite më përpara, ndërkohë që tregon për atë kohë ku njerëzit e paragjykonin për pamjen e saj. Këngëtarja shton se as ajo nuk ia ka lanë mangut atyre që e kanë paragjykuar e duke ditur natyrën e Aurelës, shpërthyese e të drejtëpërdrejtë, e besojmë që kështu ka ndodhur.

Më konkretisht ajo ka shkruar:

“Koha kur të gjithë më shanin në rrugë pse kisha qethur kokën. Pse vishesha si të doja, pse lyhesha si të doja. Tani mbas 20 vjetësh? Kollaj. I Bën block dikujt që të shan”

Link: https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/