ShowBiz

Morena Taraku ka disa fjalët prekëse, për nënën e saj të ndjerë

Ajo është një femër mjaft e komentuar dhe gjithnjë në qendër të vëmendjes që sigurisht nuk rri pa e kërkuar. Edhe pse nëna e saj ka vite që nuk jeton, nuk mungojnë asnjëherë dedikimet për të, kujtojmë se dy vite më parë ajo i dedikoi dhe një këngë të titulluar “Lule”.

Morena Taraku preku të gjithë ndjekësit pasi postoi në “InstaStory” mesazhet në aplikacionin “Viber”, të cilat i kishte dërguar nënës së saj, por nuk mbërritën asnjëherë në destinacion.

“Më thuaj të lutem ku të marr një biletë vetëm që të vij të të përqafoj njëherë mami”;

“S’do të doja asgjë më shumë vetëm që këto fjalë të dilnin “delivered”, shkruhet në mesazhet prekës të këngëtares.

Link: https://www.instagram.com/morenataraku/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhPBDcIFqQ0/?taken-by=morenataraku