ShowBiz

Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë?

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Kastro Zizo ka ndarë me fansat e tij në Instagram një lajm të gëzueshëm. Në media menjëherë bëri jehonë lajmi se këngëtari i njohur është bërë baba për herë të tretë.

Kastroja ka publikuar në Instagram një foto ku ka lajmëruar fansat e tij se është bërë baba i një vajze, por për çudinë e të gjithëve, vetëm pak orë më vonë ai është siguruar që ta fshijë foton. Nuk dihet arsyeja se përse e ka bërë këtë gjë, por kjo na lë të dyshojmë se kjo mund të jetë një lojë e radhës nga Kastro.

Kujtojmë që vetëm pak muaj më parë Kastro i bëri “lëmsh” të gjithë me një mesazh ku njoftonte se do të fejohej dhe këtë donte ta festonte me njerëzit e tij të afërt. Por që shumë shpejt ky mesazh u përgënjeshtruar fillimisht duke thënë se dikush kishte keqpërdorur rrjetet e tij sociale, dhe më pas i ftuar në emisionin “Top Show”, ai tha se kjo ishte një lojë e tij.

Dankanit dhe Nia janë fëmijët e Kastros nga dy martesat e tij të para.

Link: https://www.instagram.com/kastro_zizo_/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfL0CyVBA-7/?taken-by=kastro_zizo_