Të ftuar sot në “Kush vjen për drekë”, jo gjithnjë i kanë të mira marrëdhëniet me kuzhinën. Shembullin konkret e pamë në puntatën e fundit, ku ishin Gent Salihu dhe Marjana Metohu. Kjo e fundit nuk kishte marrëdhënie të mira me gatimin dhe gjatë emisionit harroi recetën.
Marjana telefonoi të ëmën në mes të emisionit që ta ndihmonte për të vazhduar gatimin.
“Mami po të marr nga emisioni se u fëlliqa këtu. Kam skuqur gjizën në një tigan, kam skuqur specat në tiganin tjetër, tani ku duhet t’i hedh domatet tek gjiza apo tek specat?”, pyeti Marjana të ëmën.
Telefonata krijoi një situatë të paparë, që u përcoll me të qeshura.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=yqojZJsPOIY
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan