Aktualitet

10 burra në pranga. Gruaja paguan me seks, abuzimin e të vëllait

Në Pakistan, dhjetë burra janë arrestuar pasi urdhëruan përdhunimit të një gruaje. Burrat kishin rënë dakord që gruaja duhet të abuzohej për hakmarrje pasi i vëllai dyshohet se ka përdhunuar një 16 vjeçare, sipas burimeve të policisë lokale. Konflikti që lindi midis dy familjeve u vendos të zgjidhej në një mënyrë të pazakontë.

Oficeri i policisë vendase Naeem Yousouf përshkroi faktet e krimit që ndodhën një javë më parë në qytetin Toba Tek në provincën Punjab. Një djalë u kap duke kryer mardhënie seksuale me një me një 16 vjeçare. E gjithë lagja u mblodh dhe donte të vriste djalin, por u ra dakort që zgjidhja të ishte një tjetër.

“Familja e djalit i dha familjes së vajzës mundësinë për të përdhunuar një grua në familjen e saj,” tha Yousouf. “Si përfundim u gjend një grua 40-vjeçare, e cila u dhunua më pas nga vëllai i vajzës 16-vjeçares”. Më pas të dy familjet deklaruan me shkrim se mosmarrëveshja e tyre ishte zgjidhur. Sakaq nën hetim janë dhjetë burra nga të dy familjet që kanë nënshkruar marrëveshjen.

Hakmarrjet e tilla nuk janë të rralla në Pakistanin patriarkal. Në këtë mënyrë, mosmarrëveshjet midis njerëzve shpesh kapërcehen për të shmangur një padi të kushtueshme që kërkon shumë kohë.

Burimi i lajmit: http://m.oe24.at/welt/Rache-Vergewaltigung-10-Maenner-verhaftet/327744726?utm_source=outbrain&utm_campaign=amplify

Foto kryesore: https://unsplash.com/photos/G2a3W7T3Zfk