ShowBiz

Turjan Hyska do largohet nga “Vizion Plus” po Orinda?

Lajmi i largimit të një prej figurave historike të “Vizion Plus”, për në “Klan Plus” është tashmë kryetemë e showbizzit.

“Kafeja” e tij me Aleksandër Frangaj është bërë virale tashmë.

Por pas largimit të Turjan Hyskës, i cili thuhet se do marrë me vete edhe “Apartamentin 2xl”, të gjithë po pyesin se ç’do të ndodhë me të shoqen, Orinda Hutën.

Emisionin i saj “Cover” në “Vizion Plus”, tashmë ka mbaruar dhe nuk e dimë nëse ajo do të vijojë të qëndrojë në atë televizion.

Megjithatë duket se shumë ndjekës nostalgjik të Orinda Hutës si këngëtare, kërkojnë një kthim të saj me një produksion të ri muzikor.

“A do dalësh përsëri në skenë?”, e ka pyetur një nga ndjekësit. Orinda është përgjigjur duke thënë se do të donte të dilte në skenë me diçka shumë të mirë: “Nuk e kam vendosur akoma, por do punoj për të bërë diçka të bukur”, ka thënë Orinda.

Mbetet për t’u parë nëse Orinda e ka ndarë mendjes, do vijojë si moderatore apo do i rikthehet këngës.

https://www.instagram.com/p/BhUCLgCn9eW/?taken-by=orindahuta

Link: https://www.instagram.com/p/BhUCLgCn9eW/?taken-by=orindahuta

https://www.instagram.com/p/Bf_dgWjlQLo/?taken-by=turjanhyska

Link: https://www.instagram.com/p/Bf_dgWjlQLo/?taken-by=turjanhyska

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BU3ryNwlDd3/?taken-by=turjanhyska / https://www.instagram.com/p/Be6HO7Vncxu/?taken-by=orindahuta