ShowBiz

Për shumë vite e lanë vajzën në Shqipëri! Prindërit kthehen për ta marrë, por shihni reagimin e saj

Të ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek “E diela shqiptare”, ishin Gazmori dhe Greta, një çift që jetojnë në Greqi, por që kanë lënë në Shqipëri prej 4 vitesh vajzën e tyre, Gledia. Pas 4 vitesh sakrificë duke punuar për t’i siguruar Gledias një jetë sa më të mirë, Gazmori dhe Greta janë gati për ta marrë vajzën me vete në Greqi dhe këtë lajm ja dhanë sot tek “E diela shqiptare”.

“Ne jemi martuar para 9 vjetësh. Kur Greta ishte 4-muajshe shtatzënë, unë ika në Greqi. Lindi Greta erdhi në jetë princesha jonë. Unë nuk isha aty për t’i dëgjuar zërin, të qarat e para dhe ky ka qenë momenti më i vështirë. Nuk e ndjeva atë që duhet të ndjejë një baba. Askush nuk duhet ta humbë atë çast. Është momenti më i bukur i jetës së një personi”, u shpreh Gazmori.

Për më tej mund të ndiqni videon:

Link: https://www.youtube.com/watch?v=zUVwO64cMsg

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan