ShowBiz

Julka: “Jam një injorante e dashuruar”

Julka dhe Andi janë të dashuruar si ditën e parë edhe pse kanë 17-vjet në krahët e njëri tjetrit. Çifti jo vetëm ka rezistuar që nga viti 2001 por ushqejnë ndjenja për njëri tjetrin çdo ditë e më shumë, në të mirë e në të keq. E ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, Julka pranoi se ende i ndjen fluturat në stomak për bashkëshortin e saj.

“Jam një injorante e lumtur sepse njoh dashurinë, se dua çdo ditë e më shumë bashkëshortin tim. Nuk e di nëse ndikon përditshmëria, fëmijët apo fakti që Andi bëhet më i mirë. Akoma ndjej flutura për bashkëshortin tim, edhe përse kemi dy fëmijë. Fluturat e fundit për Andin i kisha sot në mëngjes”- u shpreh Julka.

U shpreh me fjalën “injorante” pasi para saj Kastro Zizo e cilësoi dashurinë injorancë.

Ian dhe Greg janë dy frytet e dashurisë që ndriçojnë jetën e Julkës dhe Andit.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155397589001269/

Link: https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155397589001269/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bfh2C8ngAdm/?taken-by=julkagramo