ShowBiz

Deklaroi se dashuria është për fukarenjtë dhe injorantët, ndërron mendje kryekëput Kastro Zizo

Kastro Zizon është i njohur për qëndrimet e tij kontraverse dhe në mjaft momente mediatike ka hedhur poshtë vetë pohimet e tij, për t’i bërë vend një pohimi më të mirë.

Para pak ditësh këngëtari Kastro Zizo ka qenë i ftuar në Top Show Magazine ku deklaroi se dashuria ishte për varfanjakët dhe injorantët.

Kjo deklaratë e tij ka bërë xhiron e portaleve dhe duket se ai është “penduar” për ç’ka ka thënë. Përmes një shkrimi në Instagramin e tij Kastro shprehet:

“Miq dhe armiq nisur nga deklarata ime e fundit mbi mos dashurimin tim në jetë i kam nja 2 fjalë: Media ëhstë një gënjeshtër e madhe kështu që mos besoni çdo gjë që thuhet. Shpeshherë gjërat bëhen për shoëapo blasfemi momentale.

Do thoni ju pse e bëre? Se ashtu mu tek se i kam mundësitë për ta bërë. Kam dashuruar shumë në jetë dhe do vazhdoj ta bëj! Bëni dashuri dhe dashuroni. P.S jam në kërkim të një super goce për ta martuar,”-përfundon Zizo fjalët e tij, shkruar mbi një sfond ku gjendet maska e Pinokut.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155397599241269/

Link: https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155397599241269/

Link: https://www.instagram.com/kastro_zizo_/

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel