ShowBiz

Adelina tregon dhuratat superluksoze nga markat më të shtrenjta

Adelina Tahiri edhe pse tashmë e distancuar përkohësisht nga muzika, ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes në lidhje me jetën e saj private e sidomos në lidhje me martesën e saj me një biznesmen maqedonas.

Së fundmi ajo është shtatzënë. Duket se i shoqi vijon ta surprizojë me dhurata të shtrenjta.

Tahiri është shprehur se bashkëshorti i saj i ardhshëm kujdeset shumë për të, e në krahët e tij ndihet shumë e lumtur. Së fundmi ai i ka bërë dy dhurata super të shtrenjta.

Adelina i shtoi koleksionit të saj më të çantave edhe çantën “Louis Vuitton Monogram Canvas Petite Boite Chapeau Bag” si dhe “DOLCE &GABBANA Sicily Shoulder Bag limited edition”.

Çmimet marramendëse të këtyre artikujve të vyer, kur t’i gjeni online, do iu lënë pa mend.

Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/?hl=en

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhoBGp2lbOI/?hl=en&taken-by=adelina_tahiri1