ShowBiz

E akuzojnë për ndërhyrje, Luana Vjollca “qep” gojët e liga me imazhet marramendëse

Duhet të jetë vërtet e vështirë edhe sot e kësaj dite të jesh femër e bukur në Shqipëri. Përtet kësaj të jesh edhe profesioniste në qendër të ciklonit të komentuesve që çuditërisht gjejnë gjithnjë diçka për të thënë.

Disa komentues kanë qenë gjithmonë më kureshtar se të tjerët edhe për gjëra që nuk duhet të jenë fare shqetësim publik. Ata pyesin në lidhje me faktin nëse ka kryer ndonjë ndërhyrje apo jo, por bukuroshja e ekranit e ka mohuar kategorikisht këtë fakt.
Sigurisht që ka ndryshime në fotot e saj para shumë viteve, mirëpo lidhur me këto thashetheme ka reaguar edhe njëherë moderatorja e njohur.

Luana ka publikuar një foto ku shfaqej me bikini në plazh para 7 vitesh, teksa dilte nga deti e nuk e ka kursyer ironinë duke thënë: “Si ishte muhabeti i belit e këtyre gjërave të tjera dmth”.

Pas kësaj padyshim pllakos heshtja dhe nuk kanë vonuar pamje të tjera po aq të nxehta sa edhe ato të para 7 viteve.

Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgPIEauHudB/?taken-by=luanavjollca