ShowBiz

Si u njoh me Ajola Xoxën dhe kur e shkëmbyen puthjen e parë. Rrëfehet Lali Eri

Para pak kohësh marrëdhënia e tyre e gjatë u kurorëzua në martesë. Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj “Në Kurthin e Piter Panit” ka treguar detaje nga momentet e para të dashurisë me bashkëshorten Ajola Xoxa.

Njëri prej fëmijëve në panel e ka pyetur Kryetarin se kujt do donte ai që t’i ngjante fëmija i tij, atij apo Ajolës dhe nëse do të preferonte të kishte një vajzë apo djalë.

Veliaj nuk ia ka ngurruar përgjigjen, duke rrëfyer se do të donte që të kishte një fëmijë këtë vit dhe shpreson që të jetë një gocë.

“Fëmija shpresoj që t’i ngjajë teta Ajolës sepse ajo është shumë e bukur dhe shumë e zgjuar… Shpresoj shumë që ne të bëjmë një fëmijë dhe ndoshta këtë vit që teta Ajola ka mbaruar doktoraturën, jemi gati që të bëjmë një fëmijë”, është shprehur ai.

Po ashtu, Erion Veliaj ka rrëfyer edhe takimin e parë me bashkëshorten e tij, ku sipas tij, ata janë takuar nga disa miq të përbashkët në Paris, ku edhe kanë shkëmbyer puthjen e parë gjatë takimit të dytë.

“Disa shokë të mi, por edhe të Ajolës, më kishin thënë që ajo është vajzë e shkëlqyer. Unë i sha pak dyshues në fillim. Jemi takuar në Paris, ajo ishte studente atj dhe e kam puthur për herë të parë në takimin e dytë”, ka rrëfyer Veliaj.

Link: https://youtu.be/nV7YRemML70?t=1064

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan