ShowBiz

Tre vite i lidhur, dy muaj i fejuar, Stresi jep lajmin e shumëpritur. Ja kur do të martohemi!

Prej plotë 3 vitesh në një lidhje, erdhi koha që të hidhej një hap i mëtejshëm drejt zyrtarizimit. Dy muaj më parë, reperi Stresi, ndau me ndjekësit e tij në Instagram lajmin e bukur se ishte fejuar.

Stresi dhe bukuroshja nga Tirana, Kejsi, vendosën të kurorëzonin dashurinë e tyre me fejesë.

I ftuar në emisionin ‘NIN’, reperi tregoi më tepër për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën dhe zbuloi planet e ardhshme me të. Ai rrëfeu se Kejsi e ka ndryshuar atë 70%, pra nuk është më ‘djali i keq’ 100%.

Në një tjetër intervistë ai ka zbuluar se martesa me Kejsin nuk do të jetë larg.

Pritet që ceremonia madhështore do të bëhet vitin tjetër dhe çiftit i mbeten vetëm të përgatiten për jetën familjare për të cilën reperi shprehet entuziast.

Link: https://youtu.be/EJcnerI7-Z0?t=348

Link: https://www.youtube.com/watch?v=V6m3vMXhyqk

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiAmnk6BR4q/?hl=en&taken-by=stresi