ShowBiz

Devis Xherahu rrëfehet publikisht te Rudina: “Kam dy të dashura”

Këngëtari i mirënjohur Devis Xherahu duket mjaft i frymëzuar së fundmi. Kjo pasqyrohet edhe tek krijimtaria tij artistike. Ditën e djeshme ai ishte i ftuar  në emisionin “Rudina” ku foli përpos projekteve të reja, për jetën private.

Devisi u ndal gjatë tek partnerja e tij Ertemiona duke e habitur Rudinën e cila i tha se është hera e parë që ai flet kaq hapur.

“I hapur kam qenë gjithmonë, por ju nuk më keni pyetur”, tha Devisi teksa tregoi se tani që partnerja e tij ndodhet në Hong Kong për një sfilatë, atë e merr malli.

Nga ana tjetër Ertemiona kishte dërguar edhe një video mesazh për Devisin nga Hong Kongu dhe një përshëndetje për të gjithë.

Më pas Rudina i kërkoi Devisit të këndonte një këngë në studio me kitarën e tij dhe para kësaj këngëtari u shpreh: “Unë e them gjithmonë, kam dy të dashura, atë dhe kitarën”.

Link: https://youtu.be/FohwTcazkDg?t=131

Link: https://www.youtube.com/watch?v=7nSB_r3y6m8

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan