ShowBiz

Sherret e tij janë bërë virale, por a vuan Fero nga bullizmi?

Përball Roza Latit reperi Fero është gjendur para një pyetje që e bëri të kujtojë pak momente fëmijërinë.

I ftuar në emisionin “Why Not”, Fero ka treguar nëse të mëdhenjtë e kanë ngacmuar duke i bërë bullizëm.

“Jo, askush nuk më ka bërë bullizëm mua. Të të tregoj nga e kaluara ime, unë kam qenë gjithmonë i vogël, flija me topin e basketbollit, jam zgjuar dhe kam ecur. Derisa e kam  marrë me vete në shkollë topin e basketbollit. Gjatë kohës, kur i kisha 11-12 vjec dhe shkoja për të luajtur, shumica e djemve të rrezikshëm, të mëdhenj më donin mua. Kështu që kam qenë para gjeneratës time. Mua bulling nuk më ka bërë asnjë”, u shpreh reperi.

Link: https://youtu.be/3u1LnnOPsng?t=2539

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiuZfAfHYFG/?taken-by=roza_lati