ShowBiz

Emocionuese! Noizy në Turqi viziton fansin në spital

Noizy ka treguar se dimensionin human e ka të jashtzakonshëm dhe jo thjesht me fjalë.

Pas një surprize që i bëri njërit prej fansave më të zjarrtë, duke i shkuar në klasë për ta uruar për ditëlindje, tashmë Noizy ka befasuar edhe një djalosh tjetër. Gjatë qëndrimit në Turqi, reperi ka vendosur që t’u bëjë një surprizë fansave duke iu mundësuar takim me të.
Teksa po priste t’i takonte dikush i tregoi se po gjendej i shtruar në një nga spitalet turke për trajtim dhe se dëshironte shumë ta takonte.

Noizy nuk ka hezituar që të drejtohet për tek spitali dhe ta takojë fansin e tij, reagimi i të cilit ka qenë i jashtzakonshëm. Reperi u gjend përball spitalit ndërkohë që djaloshi po kontrollonte telefonin. Edhe pse dukej në gjendje jo të mirë fizike, ai ka rendur drejt idhullit të tij dhe i ka dhënë një përqafim të përzemërt.
Noizy me videot e mëposhtme na ka emocionuar të gjithëve.

Link: https://www.instagram.com/zinizin/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bg5-eIoFGx1/?taken-by=zinizin