Në “Top Show Magazinë” është folur për finalen e Eurovizionit dhe vlerën që ka pjesëmarrja në këtë kompeticion.
Mes të ftuarve ka qenë edhe gazetarja e emisionit “Thumb” Fatma Haxhialiu. Ajo fillimisht ka shprehur pëlqimin për perfomancën e Izraelit dhe ka thënë se performanca e Shqipërisë ka qenë e vakët artistikisht.
“Për fat të keq performance e Shqipërisë ishte vetëm zëri i Eugent Bushpepës dhe është e turpshme që me 150 mijë euro që i janë dhënë TVSH-së, nuk u ndez një poç në Eurovizion.
Ne dolëm mirë falë vokalit të Gentit, ai na përfaqësoi vetëm me zërin e tij, njëlloj sikur të kishte shkuar vetëm sepse nuk është bërë as promovimi as marketing i këngës.
Bota bën magji ne shiko ku jemi me TVSH!”- është shprehur Fatma.
Nëpërmjet kësaj, gazetarja ka treguar se paratë që merren nga TVSH për pjesëmarrjen në Eurovizion nuk investohen për këtë gjë.
Pas kësaj, Fatma ka vazhduar: “Mënyra si përzgjidhet kënga është e gabuar, pse zgjidhet nga RTSH, ndërkohë që mund të ishte festival tjetër si “Kënga Magjike” apo Top Fest ku realisht shkojnë këngëtarë që bëjnë muzikë të të gjitha llojeve.”
Alban Dudushi e ka pyetur se përse disa artistë nuk shkojnë në TVSH por shkojnë në spektaklet e tjera dhe ajo është përgjigjur:
“Nuk shkojnë atje se janë pazaret e bëra më parë nga TVSH se kush do ta fitojë këtë. Shumica e këngëtareve që kanë marrë pjesë e thonë këtë gjë”.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=tpBDmOgiNF8&feature=youtu.be
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel