Për vite të tëra e kemi pasur në ekran me programet e saj që ka sjellë në bashkëpunim me Vera Grabockën, e megjithatë sa i përket jetës së saj private, është kujdesur mjaft mirë që ta ruajë larg vëmendjes së mediave.
Mirëpo së fundmi Alketa ka filluar që ta prezantojë edhe familjen e saj me publikun dhe të flasë në rrjete sociale për nënën, fëmijët e bashkëshortin.
As në intervista nuk e shihnim shpesh, por Alketa ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” tek mikesha e saj, aktorja Rudina Dembacajt, ku ka treguar një anë të saj, përtej kamerës.
Moderatorja është ndalur të flasë për takimin e parë me bashkëshortin, çfarë e ka bërë të dashurohet me të, por edhe për dy fëmijët, Nicole dhe Lionel.
“Unë jam dashuruar me sytë e bashkëshortit. Aty filloi gjithçka dhe më vjen mirë që ia ka trashëguar fëmijëve. Them që kam marrë një nga çunat më të mirë të Vlorë. Mendoj që marrëdhënia jonë është e shëndetshme sepse ka respekt, dashuri, pasion. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të ketë respekt. Këto funksionojnë tek ne të treja dhe më vjen mirë që ne i japim fëmijëve një shembull të mirë. Ai është shumë mbështetës. Bëjmë një skuadër të mirë”, ka thënë Alketa.
Link: https://youtu.be/U_7C5JeVv5I?t=247
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bij5Re7g_Zd/?taken-by=alketavejsiu