Aktorin me famë ndërkombëtare Will Smith dhe këngëtarin Niki Jam do të këndojnë himnin e Botërorit të Rusisë. Kënaqësi e madhe për ne është prania në këtë projekt e këngëtares së mirnjohur shqipëtare Era Istrefi.
Aktori hollivudian ka shkuar edhe më tej duke ia bërë “tagg” këngëtares sonë në postimin e DJ Diplos, i cili është duke punuar me këngën së cilës i është zbuluar edhe titulli.
Kjo e fundit do të titullohet “One life to live” (Një jetë për tu jetuar) dhe do të bëhet publike gjatë ditës së premte.
Duhet theksuar se himni zyrtar Kampionatit Botëror të Fifa-s Rusi 2018, do të performohet në finalen e madhe, e cila pritet të ndiqet nga më shumë se dy miliardë njerëz në mbarë globin.
https://www.instagram.com/p/BjE9nMVDIj1/?taken-by=willsmith
Link: https://www.instagram.com/p/BjE9nMVDIj1/?taken-by=willsmith
Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/music/2018/may/22/official-world-cup-song-to-feature-will-smith-nicky-jam-and-era-istrefi
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjE9nMVDIj1/?taken-by=willsmith